Operacioni për shpëtimin e 11 vjeçarit shqiptar Alvin Berisha është realizuar falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Gjithçka është bërë e mundur gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Itali. Në takim me kryeministrin italian, Giussepe Conte kërkesa kryesore e Ramës ka qenë pikërisht zhvillimi i një operacioni të përbashkët shpëtimi.
Që të shtunën e kaluar në Siri ka shkuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me një grup të Forcave Speciale.
Lleshaj ndodhet ende në Siri dhe operacioni u bë në bashkëpunim më forcat italiane dhe ka zgjatur 5 ditë. Alvin Berisha po udhëton drejt Libanit dhe pritet të mbërrijë së shpejti në Romë.