Kosova zyrtarizon rezultatin 1 muaj pas zgjedhjeve

AKTUALITET


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën 1 muaj më parë, më 6 tetor.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë fitoren e Vetëvendosjes me 32 deputetë, e cila pasohet nga LDK me  29 deputetë. Ndërkohë Nisma Socialdemokrate me AKR-në dhe PD-në, mbeten përfundimisht jashtë Kuvendit të Kosovës. Sipas Valdete Dakës, LDK ka fituar 24.458%, PDK 21.163%, AAK-PSD 11.477, Nisma – 4.984% dhe Lista serbe 6.754 përqind.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën më 6 tetor. Albin Kurti, kandidati më i votuar është shpallur për postin e kryeministrit dhe vijon negociatat me LDK-në për krijimin e qeverisë së re.

Deri më tani përfaqësuesit e lartë të dy partive fituese kanë bërë pesë takime konstruktive ku po përpiqen të balancojnë plan programet si dhe të dakordësohen për ndarjet e dikastereve në qeverinë e re që pritet të krijohet së shpejti.



Skip to toolbar