Lleshaj: Pse e përdorëm Alvinin politikisht. Mesazhi që duam të japim

AKTUALITET


Pas shpëtimit me sukses të Alvin Berishës nga kampi i refugjatëve të luftës në Siri, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj dhe përfaqësuesit e shtetit italian që morën pjesë në operacionin e përbashkët kanë dhënë detajet në një konferencë për shtyp në Romë. Në fjalën e tij ministri Lleshaj falënderoi autoritetet e shtetit italian për ndihmën e dhënë, ndërsa tha se i gjithë operacioni u ndoq personalisht nga kryeministri italian Conte dhe kryeministri shqiptar Rama. Lleshaj tha se rastin e Alvinit duhet ta përdorim politikisht për të dhënë një mesazh të fuqishëm, se ekstremizmi dhe terrorizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë evropiane.

“Gjithçka erdhi pas takimit të dy kryeministrave Conte e Rama në Romë, operacioni u ndoq nga ata të dy drejtpërdrejt. Aspekti diplomatik përfshiu dy ambasadat në Romë dhe ambasadën italiane në Bejrut. Ka pasur një aspekt të rëndësishëm policor ku janë angazhuar policitë e dy vendeve dhe së fundmi por jo nga rëndësia ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e kuqe. Nuk dua të hyj në detaje të operacionit por kam ardhur për të shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptarë për të gjithë aktorët e përfshirë. Së pari, për autoritetet policore të Italisë e Shqipërisë, për presidentin e Kryqit të Kuq italian e Ndërkombëtar dhe presidentit të Gjysmëhënës së kuqe siriane. Po ashtu dua të përshëndes autoritetet diplomatike që u përfshinë në këtë operacion. Ishin autoritetet libaneze që mbështetën me gjithë kapacitetet e tyre operacionin në terren.

Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe automatikisht shtrohet pyetja: “Nëse ne po e përdorim politikisht këtë apo jo?” Dhe unë po them – Po! Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme, të cilat duhet të na vlejnë të gjithëve ne për pas këtij operacioni.

Alvin Berisha është një rast i trishtuar, i cili duhet të na tregojë të gjithëve që terrorizmi, radikalizmi, dhuna, ekstremizmi nuk janë opsione, të cilat mund të jetojnë në shoqërinë tonë. Dhe gjithë sfida e politikës, e shoqërisë, e autoriteteve është që raste si ky i Alvin Berishës të mos përsëriten më në shoqëritë tona dhe terrorizmi, ekstremizmi, radikalizmi, çdo formë e dhunës, të mos gjejë asnjë hapësirë në shoqërinë tonë europiane”, deklaroi Lleshaj.

11 vjeçari shqiptar Alvin Berisha mbërriti mëngjesin e së premtes në Itali dhe u bashkua pas 5 vitesh me babanë dhe motrat e tij.

Aereoporto di Fiumicino: torna in Italia Alvin Berisha, il bimbo sequestrato dalla madre che combatteva con Isis e ritrovato in un campo profughi siriano

Gepostet von Corriere della Sera am Freitag, 8. November 2019


Skip to toolbar