Presidenti i BERZH: Reforma në gjyqësor thith investitorët e huaj

AKTUALITET


Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare lidhur me thithjen e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit. Në veçanti presidenti i BERZH ka vlerësuar reformën në sistemin gjyqësor, që lidhet me vettingun, për të cilin thotë se është një reformë në ndihmon në luftën korrupsionit dhe në thithjen e investimeve rë huaja në Shqipëri.

“Unë mendoj se Shqipëria ka arritur shumë progres nën drejtimin e qeverisë Rama. Nëse shihni reformën e gjyqësorit, ajo po bëhet më efikase, më e pavarur, gjë që është shumë e mirë, është qeverisje më e mirë, reforma e administratës publike sërish është diçka e mirë dhe ka më shumë shërbime online. Dhe kjo është diçka e mire sepse ndihmojnë në uljen e korrupsionit. Nëse shohim punën që ne kemi bërë me Shqipërinë duke nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me zotin Rama para disa vitesh, krijuam një Këshill Investimesh, ndërsa klime e investimeve është përmirësuar, sepse këshilli ka hartuar shumë rekomandime dhe të gjitha janë zbatuar. Mendoj në fakt se Shqipëria me këtë qeveri është në rrugën e duhur për të përmirësuar klimën e investimeve, për të reduktuar korrupsionin dhe për t’u bërë një vend shumë më i mirë për investime të huaja, për investitorët vendas. Mendoj se qeverisja po shkon në drejtimin e duhur”, është shprehur presidenti i BERZH-it.



Skip to toolbar