Bloomberg, përballë Trump për postin e presidentit

AKTUALITET


Miliarderi i njohur amerikan Michael Bloomberg po e mendon me të vërtetë idenë për të hyrë në garë përballë presidentit Trump, në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në SHBA në vitin 2020.

BBC.com shkruan se ish kryetari i bashkisë së New Yorkut, është i shqetësuar se emrat aktualë për kandidatë të mundshëm presidencialë nuk janë të mirë mjaftueshëm, aq sa të mposhtin në zgjedhje Donald Trump, bëjnë të ditur këshilltarët e tij.

77-vjeçari pritet të plotësojë letrat këtë javë për t’u futur në garën parazgjedhore të Demokratëve në Alabama.

Deri tani janë 17 kandidatë demokratë që synojnë të dalin përballë Trump në zgjedhje.

Mes tyre ish presidenti amerikan Joe Biden, senatorja e Massachusetts Elizabeth Warren dhe senatori i Vermont Bernie Sanders.

Sipas revistës Forbes, Michael Bloomberg është njeriu i tetë më i pasur në Shtetet e Bashkuara me një pasuri prej 53.4 miliard dollarësh, gjë që do t’i mundësonte atij edhe financimin e fushatës së tij pa qenë e nevojshme për donacione.



Skip to toolbar