U bënë tapë me alkool, 8 persona masakrojnë pronarin e lokalit në Pogradec

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Dunicë të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij.

Sipas News24,  40 vjeçari Erjon Çollaku është dhunuar barbarisht me mjete të forta duke mbetur pa ndjenja. Ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.

40-vjeçari ka denoncuar rastin në policinë lokale, ku ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte të mëparshme.



Skip to toolbar