Kthejnë shtëpinë në serë kanabisi, 2 shqiptarë në pranga në Britani

AKTUALITET


Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike, ndërsa janë zbuluar në banesën e tyre të shndërruar në një serë të vërtetë kanabisi. Dy shqiptarët kishin marrë me qira nga dy shtetas italianë banesë në Swnsea Valley dhe e kanë shndërruar atë në një serë të rritjes së kanabisit. Bima narkotike është gjetur e mbjellë në dhjetëra vazo, gjë që ka shkaktuar habinë e efektivëve të policisë.

Kamerat që ata kanë në trup, kanë regjistruar momentin kur ata thonë “Uau”, në momentin që zbulojnë serën plot bimë kanabisi. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 27-vjeçarin shqiptar, Bekim Selmani, në momentin kur po kujdesej për bimët e kanabisit që kishte kultivuar në dhomën e gjumit, ndërsa në xhep i janë gjetur 250 euro para cash.

Në një tjetër dhomë është arrestuar edhe 26-vjeçari shqiptar, Pashko Paluca. Në total, policia sekuestroi 321 bimë narkotike, ndërsa para hetuesve njëri prej shqiptarëve ka kyçur gojën, ndërsa tjetri, përkatësisht Selmani, ka thënë se nga shitja e lëndës narkotike do të fitonin 5-6 mijë paund.

Nga ana e tyre, autoritetet britanike vijojnë hetimet për të zbuluar të tjerë persona, që kanë lidhje me këtë grup të trafikut të lëndëve narkotike.



Skip to toolbar