Pasdite, shtrëngata dhe reshje intensive në 3 qarqe

AKTUALITET


Instituti i Gjeoshkencave njofton se pasditja e së shtunës dhe e diela priten me reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë pasdite vonë.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 19 °C

në vendet e ulëta: 12 / 19 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) dhe nesër (e diel, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.



Skip to toolbar