Faktori ndërkombëtar në Shqipëri reagoi një zëri në mbështetje të Kuvendit për miratimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe prej kohësh ka dhënë mesazh vlerësuese për ecurinë e reformës në drejtësi. Por ndryshe mendon kreu i PD-së, Lulzim Basha. Për të drejtësia është e kapur nga Edi Rama dhe se ky i fundit kërkon të bllokojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Për këtë qeveri është jetike, ta ndalë, ta bllokojë ose ta kapë reformën në drejtësi. Këta nuk duan reformë në drejtësi. Këtë nuk duan SPAK. Sepse SPAK-u i pavarur nga politika me prokurorë të kualifikuar, të cilët nuk falën natën në Surrel, është kërcënimi i madh për aferat korruptive. Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese. O ta bllokojnë, o ta kapin, kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese. Sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një Gjykatë Kushtetuese që nuk bëhet tenderim me përcaktim nga Ardian Dvorani”, është shprehur Basha duke sulmuar edhe kreun e KED-së, Ardian Dvoranin.
Sipas Bashës drejtësia është e kapur dhe këtë e tregon fakti se 95 të rasteve që shkojnë në gjykatën Administrative i fiton qeveria. Ai e ka cilësuar puç institucional këtë që po ndodh me Gjykatën Kushtetutëse. “Sepse drejtësia është e kapur. Sepse Edi Rama dhe kjo qeveri kanë vetëm një qëllim, ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional. Është një grusht kushtetues i cili ka për qëllim që në vend që qytetarët të kenë Gjykatën Kushtetuese për të cilën kemi dy vite, tre vite që të merren hapat për të formuar, të kenë një kukull të regjimit.
Një qeveri e kapur në afera korruptive, një qeveri që do të grabisë pronat e qytetarëve, siç po bën në Himarë, në Sarandë, kudo në bregdet me koorporatën e investimeve, nuk do Gjykatën Kushtetuese të pavarur. Sepse një Gjykatë Kushtetues e pavarur i thotë “Ndal, këtyre veprimeve”. Se një Prokurori e pavarur e merr të pandehur kryeministrin, kabinetin, të gjithë pushtetin në qoftë se shkelin të drejtat themelore të qytetarëve, biznesit”, është shprehur Basha nga Saranda ku vijon turin e takimeve me qytetarët.