Burime nga Kuvendi njoftojnë se gjatë të premtes pritet që Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar në lidhje me dekretin e presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendosë për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme parlamentare ditën e premte në orën 10:00. Konferenca e Kryetarëve vendosi hartimi i një projektrezolute ku reflektohet qëndrimi i Kuvendit në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për dekretin e Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese.
“Rendi i ditës do të jetë dekreti i Presidentit për caktimin e Marsida Xhafellarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese i cili është cilësuar nga maxhoranca si i papranueshëm”, njoftojnë burime nga Kuvendi.