3.6 vite burg për mësuesin, puthi në buzë nxënësen 11 vjeçare

AKTUALITET


Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 3.6 vite burg mësuesin Neshat Tepelena i cili u arrestua pas akuzave publike që bëri familja e një vajze të mitur, të cilët thanë se ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi.

Neshat Tepelena u denoncua publikisht nga një 11 vjeçare, ish-nxënëse e tij në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës, por dyshohet edhe për raste të tjera.

Vajza e mitur tha se mësuesi i bëri presion për notat dhe e puthi në buzë në klasë.

Pas dëshmisë, mësuesi u vu në pranga nga policia e Delvinës me dyshimin për ngacmim seksual.

Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit treguan edhe raste të tjera të dyshuara në të shkuarën, një prej të cilave në vitin 2003 kishte shkuar deri në zyrën e Arsimit, por që u mbyll vetëm me një vërejtje për mësuesin.



Skip to toolbar