Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Policia njofton se një 67-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në fshatin Panahor të Mallakastrës.
Viktima është identifikuar dhe quhet Hyqmet Hadëraj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjësit të së shtunës.
Hadëraj është vetëvrarë me armën e gjahut në banesën e tij në kushte të rënda psikologjike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.