Aksidenti i rëndë në Itali, identifikohet i riu shqiptar që ndërroi jetë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ndodhi dy ditë më herët në Itali ku si pasojë ndërroi jetë një 26 vjeçar shqiptar. Mediat italiane kanë identifikuar të riun shqiptar që vdiq në aksidentin e rëndë dhe ai quhet Jetmir Isufi.

Mediat italiane raportojnë se dy makina, njëra Lancia Ypsilon ku udhëtonte djali shqiptar dhe tjetra Wolkswagen, që drejtohej nga një 21 vjeçar janë përplasur kokë me kokë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me një autoambulancë për të dhënë ndihmën e shpejtë, por shqiptari megjithëse u transportua për në spital,  nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Ndërsa shoferi tjetër, 21 vjeçar, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Jetmir Isufi, siç shkruajnë mediat italiane, i dhënë pas muzikës dhe hip-hopit dhe prej disa kohësh ai kishte gjetur punë në Arcore dhe në kohën e aksidentit ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.



Skip to toolbar