Është grabitur gjatë natës Kisha e Shën Thanasit në Korçë. Autorët e grabitjes kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në arkën e besimtarëve duke mos lënë asgjë për Kishën.
Grabitësit kanë thyer dyert e Kishës me qëllim që të futeshin brenda.
Përveç se është dëmtuar dera e kishës janë hapur dhe shkatërruar 4 arka të lekëve të besimtarëve dhe 1 arkë e qirinjve.
Policia po heton për ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorëve.