Meta fton “Soros”: Larg të huajt, fatet në duart tona

POLITIKË


Pas sulmeve ndaj miliarderit amerikan George Soros, kreu i shtetit Ilir Meta ka ndryshuar kurs, duke kërkuar që ta ketë në krah për zgjidhjen e krizës së krijuar prej tij dhe për të sulmuar ndërkombëtarët. Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e së mërkurës me ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku në dy krahët e tij, nga njëra anë ishin përfaqësuesit e Fondacionit Soros, ose siç njihet Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe në anën tjetër, konsitucionalistin Kristaq Kume.

Në përfundim të këtij takimi, i cili zgjati për rreth 60 minuta, foli Kristaq Kume i cili zbuloi më shumë atë se për çfarë u diskutua në këtë takim. Sipas tij, Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen të varen shpresat tek ndërkombëtarët, pasi në shumë raste më tepër se kanë ofruar një zgjidhje, kanë qenë pengues.


“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do t’i adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Kriza të zgjidhet nga ne, të mos i varim shpresat te ndërkombëtarët, pasi shpesh ato janë faktor pengues më shumë se zgjidhës. Ne na tha presidenti se është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me popullin shqiptar. Një thirrje për të gjithë aktorët politikë brenda dhe jashtë parlamentit që të bëhemi bashkë dhe të bëjmë reformën e thellë legjislative, që nëse bëhet gjithëpërfshirëse është më e mira. Jemi dakord me presidentin Meta”, tha Kume, duke cituar kreun e shtetit.

Sa i përket sulmeve ndaj miliarderit amerikan, zyra e tij pati deklaruar se do të kërkonte shpjegime ndaj kreut të shtetit shqiptar, ndërkohë që duket se tashmë ujërat janë qetësuar, pasi edhe vetë Meta nuk e ka pasur më pjesë të ligjërimeve të tij publike.




Skip to toolbar