Në një kohë kur kryefjala e zhvillimeve politike është ngërçi në Gjykatë Kushtetuese, analisti Fatos Lubonja deklaron se ka qenë kundër reformës në drejtësi që në fillim. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se në Shqipëri roli i kreut të ekzekutivit është shumë i fortë, ndërsa shtoi se reforma në drejtësi ka dështuar.
“Këtu njëri duhet të kapitullohet. Po pyetja që ngrihet për ne politikisht: Ore si është më mirë për një demokraci? Të kemi disa forca pushteti (kam thënë disa banda pushteti) Çfarë po ndodhi tani? Po shohim përpjekjet e fundit të Ilir Metës, ndaj është dhe ky acarim për t’i rezistuar asgjësimit. Ore çdo me thënë asgjësim i Ilir Metës për ne? Është më shumë demokraci? Pluralizmi? hapësira lirie apo më pak?! Nga përvoja që kemi, e kujtdo që ka qenë kjo maxhorancë, ka tentuar të kapë pushtetet. Berisha i pari, Rama i dyti. Kjo është shumë e rrezikshme. Se di se si mund të mbahet ky aksion politik për të kapur pushtetet. Për mendimin tim ky Muçi është minuar dhe ato të tjerat kanë kaluar se i do partia. Nuk dalim ndot nga kjo krizë, pa mbështetjen e ambasadës Amerikane. Kam qenë kundërshtar i reformës në drejtësi qysh në fillim dhe jam marrë seriozisht më këtë çështje. Për të ardhur tek Muçi, ai kishte nja dy apartamente nga 70 metra katrorë, dhe thoshte se këto lekët i kam marrë këtu…Ti sot ke një kryetar të Ekzekutivit që ka një shtëpi 500 metra katror që thotë se; “i kam bërë me lekët në emigracion”. Për të s’ka vetting. Është kapur gjarpri nga bishti dhe jo nga koka. Këtu kemi të bëjmë me një dështim total të reformës. Por se si mund të dalim është puna! Në një vend ky ekzekutivi është kaq i fuqishëm ku shohim Dvoranin që t’i shërbente sistemit komunist, maxhorancës, dhe ju donit t’i shërbente reformës së re?! Ne e di si po e bëjmë reformën në drejtësi, siç thoshte komunizmi: “Do të vijë”. Ndërkohë që flitej për të ardhmen”, pohoi analisti.