Plagosja në Mirditë, 4 në kërkim. 26-vjeçari i dënuar për drogë

AKTUALITET


Frederik Leka 26 vjeç, u dhunua dhe u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Mirditë në vendin e quajtur Kroji Shtogut, ndërkohë që policia ka identifikuar autorët e krimit dhe është vënë në kërkim të tyre. Kanë qenë 4 persona që e kanë nxjerrë 26-vjeçarin në pritë dhe më pas kanë nisur ta dhunojnë. Palët janë konfliktuar fillimisht me njeri tjetrin për motive ende të paqarta, por nga të dhënat e para mësohet se shkak kanë qenë konfliktet e vjetra.

Policia ka zbardhur inicialet personave që janë në kërkim. Ata janë A.N., A.N., V.P. dhe A.P., banues në Lezhë dhe Mirditë.

Ndërkohë sipas policisë i plagosuri Frederik Leka është me precedent të mëparshëm penal.

Ai ka qenë dënuar në Greqi me 4 vite burg për lëndë narkotike. Ndërsa në vitin 2013 i është vrarë babai Mark Leka me çifte pranë banesës, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.

Aktualisht i riu i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, pasi ka një plagë në shpatull nga arma e zjarrit. Policia vijon kontrollet për gjetjen dhe kapjen e autorëve  të dyshuar.



Skip to toolbar