Një studim i kryer nga ‘Lancet Planetic’ arriti në përfundimin se banorët që jetojnë afër hapësirave të gjelbërta në qytete jetojnë më gjatë se ata që banojnë në hapësira ku gjelbërimi nuk ekziston. Studimi bazohet në analizimin e jetës së më shumë se 8 milion banorëve në qytete të ndryshme në botë.
Studiuesit zbuluan se pavarësisht vendndodhjes në Tokë apo llojit të gjelbërimit, jetesa pranë natyrës ka rezultuar me përfitime të ndjeshme shëndetësore.
Njerëzit që jetojnë në zona me gjelbërim të dendur e kishin jetëgjatësinë 12 % më tepër se ato që jetonin në hapësira më pak të gjelbërta. Ato kishin gjithashtu rreth 35 % më pak mundësi të sëmureshin nga sëmundjet vdekjeprurëse.
Kjo ka bërë që disa qytete të mëdha të ndjekin politika për rritjen e gjelbërimit në qytetet e zhvilluara.