Rama: Do shpëtojmë çdo person që merr frymë nën rrënoja

AKTUALITET


Kryeministri Rama përmes një video në facebook garantoi se qeveria dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe ekipet e shpëtimit do të bëjnë ç’është e mundur për të shpëtuar çdo person që merr frymë nën rrënoja. Ai shprehu dhimbjen e tij për personat e ndarë nga jeta si pasojë e tërmetit të fuqishëm dhe tha se e gjitha qeveria ndodhet në terren për të dhënë ndihmën e saj. Rama theksoi se nga kjo tragjedi, vendi do të rimëkëmbet dhe do të dalë më i fortë.

 “Marr pjesë ne dhimbjen e thellë të familjeve që lotojnë për humbjet e tyre. Rasti deshi që në momentet e para të gjendesha pranë familjarëve përballë një rrënoje në Durrës. S’do të harroj kurrë përjetimin për dhimbjen që i vëllai pati për motrën. Dua t’u përcjell ngushëllimet e mia familjarëve dhe dua t’i siguroj familjarët e tjerë se do të bëjmë te pamunduren deri në fund që të shpëtojmë gjithçka çdo person që merr frymë apo jo poshtë rrënojave. 41 persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Kanë mbërritur të parat trupat e Kosovës, me porosi të presidentit Thaçi. Ku më ka shprehur solidaritet për këtë moment ku Shqipëria është goditur. Motra dhe vëllezër, kjo fatkeqësi kërkon kurajo të jashtëzakonshme. Së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të madhe të natyrës. Qeveria ka dalë në terren. Një fjalë e urtë të thotë; se çfarë nuk të vret të forcon. Kjo fjalë e madhe do të na bëjë më të madhe”, tha Rama.

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 26. November 2019


Skip to toolbar