“Ku është mami”, pamjet e shpëtimit të 17-vjeçarit. Nxirret gjallë nga rrënojat

AKTUALITET


17 vjeçari Ramë Lala nga Këneta e Durrësit fatmirësisht është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e vilës së shembur ku humbën jetën 3 anëtarë të kësaj familje.

I riu nuk ka shfaqur asnjë dëmtim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është transportuar në spital. Sapo ka dalë nga rrënojat pyetja e parë që ka bërë 17-vjeçari është “ku është mami”.

I riu ka qëndruar prej shumë orësh në rrënoja dhe ka komunikuar me grupet e kërkim shpëtimit të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tij.

Vila e shembur në Durrës ka zënë nën rrënoja një familje të tërë. Pak më herët dolën trupat e pajetë të tre anëtarëve të familjes Lala, mes tyre dhe Amelia 6-vjeçare. Ndërkohë që nën rrënoja vijon të qëndrojë nëna e saj, motra dhe dy vëllezërit, si dhe motra e 17-vjeçarit, Ramë Lala, Griselda Lala.

Ekipet e shpëtimit vijojnë të punojnë në terren me shpresën për të nxjerrë të tjerë anëtarë të gjallë të kësaj familje.



Skip to toolbar