“Mendoja se Zoti më dha lumturi”. Kush është 30-vjeçarja që vdiq në spital, pas të bijës 8 vjeçe

AKTUALITET


Pas 14 orësh përpjekjesh të ekipeve të shpëtimit Diena Meçaj Karanxha u nxorr e gjallë nga rrënojat, por nuk ia doli të qëndronte në jetë. Ajo ndërroi jetë vetëm pas pak orësh në spital.

30-vjeçarja që kishte pasion pikturën u zu poshtë nga rrënojat e pallatit 6-katësh që u shemb në Durrës. Më herët gjatë ditës u nxorr nga rrënojat trupi i pajetë i vajzës së saj j 8-vjeçare.

Familja Karanxha ka pësuar një tragjedi të vërtete, pasi pak kohë më parë Diena kishte humbur bashkëshortin, ndërsa tërmeti i 26 nëntorit  e shoi të gjithë familjen e saj.

Në vitin 2015 ajo kishte lënë një shënim në Facebook dedikuar bashkëshortit të saj që kishte ndërruar jetë.

“Mendoja gjithmonë që Zoti më kishte dhënë shumë lumturi, duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë. Me mungon shumë bebi im”, shkruante ajo.



Skip to toolbar