20 orë nën rrënoja, 25-vjeçari Klajdi Qato del duke buzëqeshur

AKTUALITET


25 vjeçari Klajdi Qato del duke buzëqeshur nga rrënojat e pallatit të shembur në Durrës. Ai është nxjerrë shëndoshë e mirë nga ekipet e shpëtimit.

I riu është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht dramës që ka kaluar.

Nxjerrja e tij është pritur me lot gëzimi nga familjarët. I riu është fshehur nën krevat gjatë këtyre orëve.

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, kanë humbur jetën të paktën 24 persona, ndërsa rreth 650 të tjerë janë plagosur.



Skip to toolbar