Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë. Epiqendra raportohet të jetë ishulli i Kretës por lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Shqipëri, Bullgari, Bosnie e Herzegovinë, dhe në Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti ra në orën 08:25 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa ishte me thellësi 92 kilometër.
Sipas Institutit Euro-Mesdhe, tërmeti ishte me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 179 kilometra në perëndim të Heraklion dhe 74 kilometra në perëndim të Chania, në zonën detare mes Kytheras dhe Kretës.
Shqipëria u godit nga një tërmet i magnitudës 6.4 mëngjesin e së martës që shkaktoi viktima dhe të lënduar.