Frika dhe paniku që kanë shkaktuar tërmetet e vazhdueshme në zonat e Durrësit dhe Tiranës kanë bërë që banorët “të arratisen” nga këto zona në kërkim të një strehe më të sigurt. Një radhë e gjatë automjetesh është krijuar në Rinas në drejtim të veriut apo edhe Kosovës. Radhë e gjatë mjetesh dhe trafik i rënduar vihet re edhe në drejtim të Elbasanit. Mjete të shumta kanë lënë Tiranën dhe Durrësin nga frika e lëkundjeve që vijojnë me magnitudë relativisht të lartë duke shkaktuar një trafik të rënduar.
Një pjesë e mirë e banorëve të larguar janë edhe ato të prekurit nga tërmeti që kanë mbetur pa strehë duke lëvizur drejt strehimeve në veri, në Kosovë apo edhe tek të afërmit e tyre.