Tërmeti ndërpret kampionatin, shtyhen me 1 javë ndeshjet e Superiores

AKTUALITET


Pas tërmetit që goditi vendin tonë dhe solli pasoja katastrofike, të gjitha ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, që ishin të programuara të luheshin në datat 29-30 nëntor, do të luhen në datat 7 dhe 8 Dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila njofton se për ndeshjet e javës së ardhshme do të ketë një njoftim të dytë.

Ndeshjet dhe oraret e tyre:

E shtunë 7 dhjetor:

Tirana –Kukësi 16:30

Luftëtari-Vllaznia 13:30

Bylis-Partizani 13:30

E dielë 8 dhjetor:

Laçi-Flamurtari 13:30

Teuta-Skënderbeu 16:30



Skip to toolbar