Ka mbërritur në Shqipëri ekipi turk që do të ndërtojë 500 banesa për shqiptarët e prekur nga tërmeti, duke e bërë realitet deklaratën e një dite më herët të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Ambasada turke në Tiranë njofton se gjatë të shtunës është zhvilluar takimi i parë i delegacionit turk dhe autoriteteve shqiptare për të koordinuar punën e cila pritet të nisë shumë shpejt.
“Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit të Banesave Publike dhe Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e parë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. Elva Margariti”, njofton ambasada turke.
Vetëm një ditë më herët presidenti i Turqisë deklaroi se shteti i tij do të marrë përsipër të ndërtojë 500 banesa për vëllezërit shqiptar. Turqia është vendi i parë që i gjet pranë Shqipërisë pas tërmetit tragjik, duke sjellë ekipe ekspertësh të emergjencave civile si dhe ndihma ushqimore.