Rama e fton në tryezë, Basha mbledh të veten: Priten propozime konkrete nga ekspertët

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka ftuar disa herë opozitën të jetë pjesë e mbledhjeve dhe tryezave ku politika të tregohet e bashkuar për të përcjelle qetësinë tek banorët dhe në mënyrë që të bashkëpunojnë për rikthimin e situatës sa më shpejt në normalitet. Kreu i PD-së, Basha, edhe pse ka shmangur akuzat dhe deklarata politike, ka zgjedhur që në vend që t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit të mbledhë tryezën e tij me ekspertët dhe inxhinierë për të marrë propozime konkretet në lidhje me katastrofën që la pas tërmeti me magnitudë 6.4.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa nga ekspertët në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen. Ekspertët sollën përvojën e tyre dhe propozime konkrete, të cilat do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës. Kryetari Basha vlerësoi se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim.

Një nga problemet e ngritura në takim nga ekspertët sizmologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti I Sizmologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.



Skip to toolbar