Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në “arrest me burg” 4 të akuzuarit për çështjen “Toyota Yaris”. Shkalla e parë e Krimeve të Rënda, më 6 nëntor, vendosi të ndryshojë masën për 4 të akuzuarit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit, por kjo është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.
Konkretisht Edi Lika, Klevi Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri janë rikthyer sërish në burg, ndërsa dosja është rikthyer për hetim pranë Prokurorisë së Krime të Rënda.
Në shtator Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për çështjen, ku tre të pandehurve Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çeka akuzohet vetëm për “armëmbajtje pa leje.”
4 të arrestuarit akuzohen të përfshirë në ngjarjen, ku një sasi parash prej 3.4 milionë Euro u gjendën të fshehura në një automjet tip “Toyota Yaris”.