Macron sulmon NATO, SHBA i përvishet: Nuk mund të ofendosh Aleancën

BOTA


Për 70-vjetorin e NATO-s është zhvilluar një takim me shtetet anëtarë të saj dhe aleateve në Londër, mirëpo takimi nuk ka qenë aspak miqësor dhe i qetë, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk i ka kursyer akuzat ndaj Aleancës.

Macron e cilësoi NATO si “trutharë” dhe “klinikisht të vdekur”, ndërsa bëri thirrje të forta që Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj. Gjatë fjalimit Macron paralajmëroi se SHBA nuk është më partner i besueshëm, gjë që solli dhe zemërimin e presidentit Trump, i cili i cilësoi komentet e kreut të Elises “deklarata të rënda dhe se askush nuk mund të bëjë deklarata të tilla për NATO”.

Trump ka kërkuar një reduktim të financimeve të SHBA për NATO, pasi sipas tij “vendi po mban një barrë të tepruar financiare”. Kjo ka bërë që Macron ta cilësoj atë si jo të besueshëm dhe se kjo “është një alarm zgjimi” për BE në lidhje me mbrojtjen e saj.



Skip to toolbar