“Heronjtë e heshtur të tërmetit”, Letra prekëse e Kleas për ushtarët: Ju kam shumë xhan

AKTUALITET


Në 107-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkruan se forcat e armatosura janë heronjtë e heshtur që mbërrijnë të parët kudo që shqiptarët kanë nevojë përfshirë rastin e fundit tragjik. “107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë! Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit. Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës!” shkruan ministrja.

Ministrja ka publikuar në faqen e saj në Facebook edhe letrën e një vajze 9-vjeçe për heronjtë e heshtur, ushtarët që ishin nga momenti i parë në ndihmë të banorëve të prekur dhe që vijojnë akoma misionin. 

107 vjet FA!

107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë!Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit.Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi.107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës!#107VjetFA🇦🇱

Gepostet von Olta Xhacka am Montag, 2. Dezember 2019

“Të dashur ushtarë, unë jam Klea dhe jam 9 vjeç. Ditëlindjen time të nëntë, e festova në ditën më të frikshme për çdo fëmijë. Fatmirësisht atë ditë ndodhesha tek shtëpia e hallës në Tiranë, sepse ne jetojmë në katin e dhjetë në Durrës. Në mëngjes, unë isha në gjumë dhe nuk e dija se çfarë ndodhi. Dëgjova vetëm babin tim që bërtiste me të madhe dhe me vrull më mori në krahët e tij. Jashtë ishte shumë ftohtë dhe njerëzit vazhdonin të dilnin. Nuk e kuptoja shumë se çfarë kishte ndodhur, por fillova të trembesha. Pasi zbardhi drita, më në fund u futëm në shtëpi dhe gjithandej dëgjova lajme fshehurazi sepse prindërit nuk më lejonin. Mësova se shumë shtëpi janë prishur dhe njerëzit janë lënduar. Në ekran fillova të shoh  ushtarët që mbanin kapele me ngjyra dhe forma të ndryshme. Pyeta pak prindërit a kishte luftë aty se nuk kisha parë asnjëherë aq shumë ushtarë në qytet dhe ata më thanë atë që ju po bëni. U habita shumë, se unë mendoja se ju vetëm luftoni, sipas historive që mësuesja na tregon në shkollë, por sot mësova që ju nuk jeni vetëm për atë qëllim. Pyes prindërit gjithë kohën për ju, madje këtë letër më ndihmoi mami ta shkruaj mirë, sepse dua t’ju tregoj sesa xhan ju kam. Jam shumë e lumtur tani që mësova se ju do të na ndihmoi kur të kemi frikë dhe kur të jemi në rrezik. Prindërit e mi falënderojnë zotin që na ruajti dhe juve që po na ndihmoni aq shumë. Unë nuk i kuptoj akoma të gjitha këto që po ndodhin, por e di që në vendin tonë ka shumë heronj. Jeni ju dhe të gjithë ata që ndihmuan” shkruan Klea e vogël.



Skip to toolbar