Policia Rrugore ka arrestuar jo pak por 7 persona që janë kapur të dehur duke drejtuar automjetin gjatë 24 orëve të fundit.
Policia rrugore njofton se janë shtuar kontrollet përgjatë segmenteve rrugore për të shmangur aksidentet rrugore veçanërisht gjatë fundjavës.
Policia gjithashtu njofton se janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga këto 27 për shpejtësi e 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë vendosur ne rang vendi 121 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit te mjetit.
42 të tjera për mos vendosje rripi te sigurimit.
Policia njofton se në Komisariatin Dixhital dhe Instagramin e Policisë kanë mbërritur 58 denoncime për shkelje të rregullave të qarkullimit ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar menjëherë me masë administrative për parkim të gabuar, parakalime të gabuara duke bllokuar qarkullimin për shkelje semafori etj.