Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën në fshatin Velçë, Bashkia Selenicë, ku një 39-vjeçare është gjetur e vetëvarur me litarë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39 vjeçarja me inicialet E.T. ka varur veten në kasollen e bagëtive aty ku është gjetur nga familjarët e saj.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.