Në orën 15.00 është njoftuar se do të kryhet shembja me eksploziv e dy pallateve të dëmtuar nga tërmeti në Shkozet të Durrësit. Ndërkohë policia ka marrë masat dhe ka vendosur të ndalojë qarkullimin e automjeteve në Autostradën Tiranë-Durrës, 10 minuta para dhe 10 minuta pas shpërthimit me eksploziv të pallateve, në mënyrë që të shmangen incidentet.
Objektet që do të shemben ndodhen 10 metra larg autostradës. Ekipet e ekspertëve vendosën që dy pallate në zonën e Shkozetit në Durrës të shemben me eksploziv, pasi janë të pabanueshëm për shkak të dëmeve që kanë marrë në strukturë.