Zjarr në magazinë në Fier, shkrumbohet furgoni dhe 1000 dengje bari

AKTUALITET


Një magazinë është përfshirë nga flakët në Fier, duke shkrumbuar një furgon me karroceri dhe rreth 1000 dengje bari. Ngjarja, e cila mendohet se është aksidentale ka ndodhur në orët e natës, ndërkohë që nga policia mësohet se magazina ishte në pronësi të Enver Hatijës.

Sipas policisë, zjarri ndodhi në fshatin Suk dhe menjëherë pas njoftimi, forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Bashkë me zjarrfikësit kanë shkuar edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të izolojnë banesën, e cila ndodhet pranë magazinës ku ndodheshin dengjet e barit.

Policia tha se menjëherë pas këtij zjarri ka nisur hetimet në bashkëpunim me zjarrfikësit për të verifikuar nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.



Skip to toolbar