Finlanda zgjedh kryeministren më të re në botë. Njihuni me 34-vjeçaren Sanna Marin

AKTUALITET


Finlanda ka zgjedhur si kryeministre 34 vjeçaren Sanna Marin, e cila do të drejtojë qeverinë e koalicionit të qendrës së majtë e përbërë nga 5 parti që drejtohen nga gratë.  Sanna Marin do të futet në librat e historisë, si kryeministrja më e re në botë, duke ia kaluar në këtë mënyrë edhe kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, 39 vjeçe dhe kryeministres së Ukrahinës Oleksiy Honcharuk që është 35 vjeç. 34 vjeçarja Marin e cila më herët ka mbajtur postin e Ministres së Transportit u zgjodh nga partia Socialdemokrate për të marrë përsipër detyrën e kryeministres pas largimit të kryeministrit Antti Rinne pas humbjes së besimit.

Në një intervistë për mediat Marin thotë se ka shumë punë për të bërë me qëllim që t’i kthejë besimin njerëzve.

E pyetur nëse ishte shumë e re për të marrë përsipër qeverisjen e një vendi si Finlanda ajo tha: “Asnjëherë nuk kam menduar se mosha apo gjinia të pengon për të ecur para, unë mendoj për arsyet që i jam futur politikës dhe ato gjëra për të cilat kam fituar besimin e elektoratit”.

Sanna Marin u rrit nga një nënë beqare dhe ishte personi i parë në familjen e saj që shkoi në universitet. Ajo u bë pjesë e politikës në moshën 27 vjeçe, si kryetarja e Këshillit Bashkiak në qytetin e saj të lindjes, Tampere.



Skip to toolbar