Kalojnë vettingun gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe prokurori i Apelit

AKTUALITET


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi si dhe prokurorin e Apelit, Gentian Xholi. Gjyqtari Kurushi, i cili pasi iu nënshtrua hetimit në të tre shtyllat e rivlerësimit rezultoi i pastër duke mos iu gjetur asnjë shkelje.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin Kurushi, përbëhej nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj.

Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie, si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Ndërsa prokurori Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.



Skip to toolbar