Përplasje me armë në New Jersey, 6 persona të vrarë, mes tyre një polic

AKTUALITET


Një oficer policie dhe pesë persona të tjerë u vranë gjatë një përplasje me armë në shtetin e New Jersey. Dy oficerë të tjerë policie u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy personave të armatosur.

Ngjarja ka shkaktuar panik, ku disa shkolla dhe biznese lokale pranë vendit të ngjarjes janë mbyllur deri në normalizim të situatës. Ende nuk janë zbardhur të plota shkaqet e ngjarjes, dhe policët thotë se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist, mes dyshimeve që ndodhi për shkak të një hetimi për vrasje dhe trafik droge.

Polici i identifikuar është Joseph Seals, 39 vjeç, pjesë e një programi shtetëror për konfiskimin e armëve të paligjshme.

Para gazetarëve, shefi i departamentit të policisë, Mike Kelly, tha se po punohet për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.

Shkembimi i zjarrit ka ndodhur pas orës 12:00 të kohës lokale, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar. Ata u larguan me një furgon, u futën në një supermarket dhe pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe zyrtarët federale, duke qëlluar më qindra plumba, ku mbetën të vrarë dhe tre civilë, dy autorët u vranë.

 Një tjetër person që ndodhej në dyqan është shtruar në spital pasi u plagos.



Skip to toolbar