Erdogan shpërthen ndaj Nobel: Turp, mbron vrasësin e myslimanëve

AKTUALITET


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e konsideruar një turp, dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, i njohur nga të gjithë si mbrojtës i Millosheviçit dhe krimeve të tij në Kosovë. Sipas presidentit turk, dhënia e Çmimit Nobel shkrimtarit Handke do të inkurajojë armiqtë e Islamit dhe të njerëzimit.

“Është turp ndarja e Çmimit Nobel një personi që mbron dhe lavdëron vrasësin që derdhi gjakun e dhjetëra mijëra myslimanëve. Ata që qortojnë Turqinë për demokracinë dhe drejtësinë, shtruan tapetin e kuq për diktatorët dhe terroristët që vranë dhjetëra mijëra njerëz”, është shprehur Erdogan, raportojnë mediat turke.

Presidenti turk u bëri thirrje njerëzve të ndërgjegjshëm të kundërshtojnë çmimin Nobel për shkrimtarin austriak Handke.

Disa vende bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Të dërguarit e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut në Suedi nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel.



Skip to toolbar