SPAK nis punën më 19 dhjetor. Ibrahimi: Do ketë më shumë se 10 anëtarë

AKTUALITET


Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se në datën 19 dhjetor nuk do të ketë më Gjykatë Për Krime të Rënda por do të ketë SPAK, që do të nisë punën fillimisht me 8 anëtarë, por që do t’i shtohen dhe të tjerë gjatë rrugës. Në një deklaratë për mediat, Ibrahimi gjithashtu tha se shumë shpejt do të nisin intervistat për postin e kryetarit të SPAK, për të cilin janë depozituar 3 kandidatura. Intervistat do të zhvillohen në datën 18 dhjetor dhe do të jenë të ngjashme me intervistat që u zhvilluan me kandidatët për kryeprokuror. Kandidatët që kanë shprehur interes për këtë post mjaft të rëndësishëm janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

“Në datën 18 do bëjmë intervistat me 3 kandidatët. Dosjet e tyre janë tashmë në këshill. Do t’i dëgjojmë ata. Seancat dëgjimore do jenë publike. Metodologjia rrjedh nga rregullorja jonë. Ne kemi marrë një vendim në bllok për të sistemuar në bllok këta  prokurorë. Caktimet e prokurorëve të përkohshëm nuk kërkojnë pëlqimet e prokurorëve. Primar është sistemi dhe jo interesi individual. Në datë 19 do fillojnë punën ata 8 prokurorë që kemi caktuar. Më pas do ketë më shumë se 10 anëtarë. Do ketë transferimin e disa drejtuesve të tjerë”, është shprehur Ibrahimi.

Ndërsa lidhur me transferimin e disa prokurorëve të njohur Ibrahimi tha se e gjithë kjo është bërë në kuadër të strukturimit të gjithë sistemit duke pasur parasysh se më 20 dhjetor s’do të ketë më prokurori të Krimeve të Rënda.

“Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve, por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Problemet në Tiranë janë më të mëdha. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë ligjërisht si prokurori karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda”, tha Ibrahimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha të enjten fund zyrtarisht ekzistencës së  Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Apelit për Krime të Rënda. Pas krijimit të SPAK (Prokurorisë së Posaçme), prokurorët që punonin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe të Apelit për Krime të Rënda, janë transferuar me detyrë në prokurori të tjera. Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është caktuar përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, ndonëse ishte përfolur se do të caktohej në Durrës.

Më herët gjatë ditës KLP miratoi transferimin e prokurorëve të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda në prokuroritë e rretheve sipas listës së mëposhtme:

Lista e Prokurorëve të transferuar

Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana

Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana

Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë



Skip to toolbar