Kërcet grushti në Tropojë, rrahin dhe policët

AKTUALITET


Dy të rinj kanë përfunduar në pranga pas një sherri të dhunshëm mes tyre që ka vijuar edhe brenda godinës së komisariatit të policisë, ndërsa është ushtruar dhunë edhe ndaj policëve, për shkak se kanë kundërshtuar shoqërimin nga ana e efektivëve të policisë.

Policia bën me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri dhe M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.



Skip to toolbar