Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalamata të Greqisë, ku një shqiptar, 45-vjeçar i ka vënë flakën gruas së tij 39-vjeçare.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit gjatë kohës kur dy fëmijët nuk kanë qenë në shtëpi. Kanë qenë fqinjët që kanë reaguar duke njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar britmat e gruas.
Sipas dëshmive fqinjët dëgjonin shpesh zëra, pasi bashkëshortet ziheshin shpesh me njëri-tjetrin, por ulërimat këtë radhë ishin alarmuese.
Dyshohet se shkak për aktin ekstrem të bashkëshortit ishte ndjenja e fortë e xhelozisë që ai kishte ndaj gruas së tij. Kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve që ka marrë në të gjithë trupin.
Fëmijët e çiftit që jetonte prej vitesh në Greqi, 18 dhe 16 vjeç për fat nuk kanë parë skenën horror.
Ndaj burrit është ngritur tashme akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.