Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e së hënës aksionin për shembjen e 7 pallateve të shpallura të pabanueshme në qytetin e Laçit.
Këto pallate kanë pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit dhe grupet e inspektimit kanë vendosur që ata të shemben pasi përbëjnë rrezik për jetën e banorëve.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në terren, ndërsa fadromat kanë nisur punën për të hedhur në tokë jo pak por 7 pallate të dëmtuara.
Sipas prefektit Gjokë Jaku, nuk do përdoret lëndë plasëse pasi ka shumë banesa afër, dhe struktura e tyre është e panevojshme që të ndërhyhet me tritol.
Ky aksion pritet të vijojë me intensitet të lartë jo vetëm në Laç, por në të gjitha zonat ku banesat dhe pallatet janë shpallur të pabanueshme.