Kuvendi shkarkon Malajn, socialistëve i firojnë 7 vota: Gjyq politik

POLITIKË


Kuvendi i Shqipërisë, veç miratimit të paketës anti-shpifje dhe buxhetit, ku u përcaktua edhe fondi për situatën e krijuar pas tërmetit, ka shkarkuar Arben Malajn nga Këshilli Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Malaj u shkarkua si anëtar i bordit me 72 vota pro dhe 10 kundër. Mazhoranca socialiste numëron momentalisht në parlament 79 deputetë. Malaj u shkarkua me 72 vota. Duket se rreth 7 deputetë nuk kanë qenë me këtë vendim-marrje, ku një prej tyre ishte vetë kryeministri Rama, që nuk ishte i pranishëm në momentin e votimit.

Arben Malaj tha se çështjen e shkaktimit të tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë do e çojë në Gjykatë Kushtetuese, kur ajo të ngrihet duke e cilësuar këtë proces si një gjyq politik ndaj tij. Nga foltorja e Kuvendit, Malaj akuzoi kryeministrin Rama se po zhvillon një gjyq politik ndaj tij për shkak të votës së tij kundër në disa raste. Ai tha se lufta e tij nuk ka qenë kurrë për një karrige, por dinjitet dhe se e ka përmbushur më së mirë detyrën e tij.

Po ashtu, në seancën e së mërkurës janë miratuar një sërë ligjesh. Parlamenti ka miratuar zgjatjen e gjendjes së emergjencës me 92 vota pro. Gjithashtu u miratua buxheti i shtetit 2020, ndërsa me votat e mazhorancës janë rrëzuar ligjet për korporatën e investimeve dhe ligji për rininë.



Skip to toolbar