Liderët e Ballkanit vizitojnë rrënojat e tërmetit në Durrës

AKTUALITET


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaez, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, të cilët ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës të samitit të Mini-Shengenit Ballkanik, kanë vizituar dhe kanë parë nga afër mëngjesin e së shtunës rrënojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Ata janë shoqëruar në këtë vizitë nga kryeministri Rama dhe nga ministri Çuçi i cili ka dhënë detaje për dëmet që shkaktoi tërmeti, pallatet dhe banesat që nxori si të pabanueshme, banesat që janë shembur dhe do të shemben dhe menaxhimin e të gjithë situatës nga ana e qeverisë.

Të 4 liderët kanë parë nga afër dëmet dhe kanë diskutuar se si mund të ndihmojnë banorët që të hyjnë sa më parë në banesat e tyre.

Një natë më parë, liderët e Mini-Shengenit morën pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga qeveria me qëllim mbledhjen e sa më shumë fondeve nga biznesmenë të ndryshëm e sipërmarrës,  në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë të banorëve të prekur më shumë nga tërmeti për të cilët qeveria ka premtuar ndërtimin e shtëpive.

Gjatë të shtunës në orën 10.00, do të zhvillohet “Sesioni i liderëve”.  Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Ndërsa në orën 13.15, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/786407475209006/?__xts__[0]=68.ARDG-UTnidZMZ7LYZeXgH6ghLbguxSGKRPK6iUamvgSRO8nWANTouZ2tJHasgu0H1wqzjCBN5Uc7yQ3px64xfKRrQXjaobtYLI2xO7NybvUVt4qWskrjEg8eXDHAuKsMWj1Zp5X_AqJ2CO2PpT5cL4AgEEzEJrsN6GfdQebDReQtkMyUIWrtT9UN0TeAa2z1OmZvA_1SmDsj6rrTxynQgfhywYss_y54TmeJjAw9NQHEgou6pMZgwHuAZOs3Sl32CBSMHGOg78uBwVVRW3FIh-WofyzzVw0PgwEjKxzKnkmB3pPfsIt9OcCzO5XoC9xIPS9L4TxX_RLkANL7emVn7kbLuHo&__tn__=-R


Skip to toolbar