Atentati ndaj prokurorit, kamerat e sigurisë filmojnë autorin e eksplozivit

AKTUALITET


Të tjera detaje kanë dalë në pah nga hetimet që ka ndërmarrë policia për zbardhjen e atentatit me tritol ndaj automjetit të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi që shpërtheu gjatë natës. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së pallateve dhe bizneseve përreth zonës ku shpërtheu makina e prokurorit dhe një nga kamerat e sigurisë ka filmuar autorin që ka vendosur eksplozivin në automjet.

Mësohet se autori ka dalë nga një makinë e cila është futur në kundravajtje në rrugicën ku ndodhej e parkuar makina me targë AA 583OO, e prokurorit Kuliçi. Nga makina ka zbritur një person i maskuar, i cili i është afruar makinës së prokurorit dhe ka hedhur sasinë e eksplozivit. Rreth 20-30 sekonda më pas ka shpërthyer eksplozivi duke dëmtuar makinën e prokurorit.

Pasi ka hedhur eksplozivin, autori është rikthyer te makina me të cilën erdhi dhe është larguar nga e njëjta rrugicë në lagjen “28 nëntori”.

Policia është duke hetuar për gjetjen e targës së makinës së autorit që ka vendosur eksplozivin dhe më pas identifikimin e tij.



Skip to toolbar