Në kërkim nga Interpoli, çifti francez arrestohet në Shqipëri

AKTUALITET


Dy shtetas francezë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi kërkoheshin nga drejtësia franceze, janë arrestuar nga policia në Tiranë dhe Durrës.

Kapja dhe arrestimi i tyre është bërë me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Si rezultat i operacionit të ndërmarrë nga policia u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe.

Ndërsa në qytetin e Durrësit është arrestuar shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç. Që të dy këta persona ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.



Skip to toolbar