Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi ishin kthyer në makthin e spanjollëve për shkak se futeshin nëpër vila dhe grabisnin gjithçka që gjenin, para, bizhuteri, orendi të çmuara etj.
Sipas Policisë spanjolle, shqiptarët, identitetet e të cilëve ende nuk dihen, janë të moshave nga 25 deri në 30 vjeç. Ata kishin hyrë në shtetin spanjoll gjatë këtij viti me idenë e qartë se do të bënin para duke grabitur. Gjykata për ta ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg.
Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët udhëtonin nëpër Madrit me transport publik, ku nga lëvizjet e tyre pikasnin shtëpi ose vila, të cilat planifikonin për t’i grabitur. Ajo çfarë vihej re në aktivitetin e tyre kriminal, ishte se pasi kishin gjetur vilat e pabanuara, të tre nuk pyesnin nëse kapeshin nga kamerat apo sistemet e alarmeve të vendosura pranë banesave por mësynin brenda tyre.
Pasi hynin nëpër kopshtet e banesave, ata thyenin dyert dhe dritaret dhe futeshin brenda, ku vidhnin bizhuteri, sende me vlerë dhe para. Pasi bënin disa grabitje shqiptarët ktheheshin në Shqipëri.