Drogë dhe municion luftarak me fitil zjarrpërcjellës, në pranga i riu në Tiranë

AKTUALITET


Specialistët e Komisariatit nr.4 në Tiranë kanë realizuar me sukses operacionin e koduar “Fresku”, duke vënë në pranga një 27-vjeçar nga Tirana të cilit iu gjetën në banesë drogë dhe municion luftarak.

Kapja dhe arrestimi i shtetasit S. S., 27 vjeç banues në Zall – Bastar është bërë në kushtet e flagrancës pasi policia kishte siguruar informacione në rrugë operative se ky shtetas tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva në zonën e Freskut në Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak.


Mbi bazën e këtyre informacione u organizua puna për kapjen e tij në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit S. S., në rrugën “Qemal Deliu”, është gjetur një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Menjëherë është ushtruar kontroll në banesën e tij, në rrugën “Muhamed Deliu”, ku është gjetur dhe një qese e mbushur me lëndë të dyshuar cannabis sattiva, gjithsej 836.6 gramë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarakë, 8 karikatorë (gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.




Skip to toolbar