Një anije transporti mallrash e quajtur “Songa Iridium” është përplasur në brigjet e Stambollit duke pezulluar lundrimin në ngushticën e Bosforit.
Nga përplasja nuk pati viktima, ndërsa guvernatori i Stambollit tha në një deklaratë se nuk kishte raportime për “ndotjen e detit ose mjedisit”.
‘Songa Iridium’ në momentin e aksidentit kishte në bord 20 persona ekuipazh, përfshi kapitenin.
Rojet bregdetare, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit dhe policia turke janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes.