Kapet në Uruguaj sasia rekord e drogës, 4.4 ton kokainë e destinuar të shkonte në Itali

AKTUALITET


Autoritetet uruguaiane kanë kapur një ngarkesë me 4,4 ton kokainë në portin e Montevideos, një sasi kjo që është cilësuar si me e madhja e kapur ndonjëherë në luftën kundër trafikut të drogës.

Droga u gjet në 4 kontejnerë të mbushur me miell soje, por qeset e kokainës të fshehura mes miellit u zbuluan nga skanerët në portin e Montevideos.

Në dy kontejnerët e parë të hetuar, “u gjetën gjithsej 4,418 kilogramë (kokainë)”, tha marina në një deklaratë.

Drejtori i doganave të Uruguait Jaime Borgei vlerësoi se droga do të vlente një miliard dollarë amerikanë në tregun evropian.

Uruguaji po përdoret gjithnjë e më shumë si një pikë tranziti për kokainën e prodhuar në Amerikën Latine që shkon drejt Afrikës dhe Evropës.

Rekordi i mëparshëm ishte tre tonë i gjetur në anije të destinuar për Afrikën në portin e Montevideo në nëntor.

Mediat lokale thanë se kontejnerët duhej të ngarkoheshin në një anije që do të lundronte drejt Italisë.



Skip to toolbar